Butrint Imeri bëhet për spital

Këngëtari Butrint Imeri ka njoftuar se ka pësuar një incident.

Në InstaStory, këngëtari ka postuar një fotografi ku shihet se ka lënduar këmbën dhe se ndodhet në spital.

“Aksident”, ka shkruar Butrinti krahas fotografisë, ku shihet këmba e tij e mbështjellur me fasha.

Ndryshe, sa i përket projekteve muzikore, këngëtari pritet që së shpejti të vijë me një projekt të ri muzikor.

“Corazon” mbetet projekti i fundit nga Butrinti në bashkëpunim me reperin Don Xhon. Kënga u publikua në fund të vitit 2021 dhe deri tani ka arritur mbi 39 milionë klikime në Youtube./21Media

Lajmet Butrint Imeri bëhet për spital >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!