Çka po vjen nga Elgiti e vëllezërit Veshaj?

Artistët Elgit Doda, Donald e Romeo Veshaj duket se kanë nisur punën për projektin e ri muzikor.

Treshja e njohur e kanë bërë të ditur këtë përmes Instagramit.

“O ça po vjen”, ka shkruar Elgiti në InstaStory.

Ndryshe, kujtojmë që trilogjia e Elgitit u bën nga këngët më të dëgjuara të kohëve të fundit.

“Toxic Love”, “Ku je”, “Fatal Love”, ishin këngët që mblodhën miliona shikime në Youtube në pak kohë.

Në bashkëpunim me Romeon, Elgiti solli edhe këngën “Piloti”

Edhe Donaldi me të dalë nga BBV kishte nisur punën në heshtje për projektin e ri muzikor.

Aktori publikoi “Nuk je”, të cilën me ta dëgjuar ndjekësit aluduan se ishte dedikim për ish të dashurën e tij, moderatoren Bora Zemani./21Media

Lajmet Çka po vjen nga Elgiti e vëllezërit Veshaj? >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!