Hakan Shehu shpalos detaje rreth projektit të ri të Gjirafës, “LIFE”

Zv.presidenti i Gjirafës për Përmbajtje, të Dhëna dhe Reklamim, Hakan Shehu, ka dhënë detaje rreth projektit të ri të Gjirafës.

I ftuar në KTV, Shehu ka shpalosur synimet e kompanisë të cilën e përfaqëson për trajnimin “LIFE”, përcjell Rahoveci.info.

“LIFE” është një trajnim pa pagesë, nëntë mujor që ka për synim rritjen e punësimit të kuadrove profesionale, pra të atyre që do ta kalojnë me sukses këtë trajnim.

Trajnimi do të mbahet nga emrat më eminentë të fushës, ndërsa afati për aplikim zgjatë deri nesër.

Brenda intervistës detajet e plota.

INTERVISTA E PLOTË KËTU

/Rahoveci.info/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!