Nuk ka material në QKUK për kryerjen e analizës së CRP-së, furnizimi pas 14 ditësh

Ka më shumë se 10 ditë që pacientët e shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës analizën ” CRP” po detyrohen ta bëjnë në laboratorët private, kështu disa prej tyre kanë raportuar në adresën e televizionit.

Kjo për shkak se në Klinikën e Biokimisë Mjekësore në QKUK është shpenzuar i gjithë materiali dhe furnizimi pritet të bëhet brenda 14 dite.

Mirëpo, kreu i kësaj klinike Shemsi Veseli për Klan Kosovën bëri me dije se klinicistët kanë pasur alternativa të tjera.

“Ju njoftoj që vetëm CRP-ja për momentin nuk është duke u punuar meqë ka skaduar kontrata e vitit të kaluar që është shfrytëzuar 130% për CRP, megjithatë në vend të saj është punuar PROKALCITONIA dhe PRESEPSINA që janë shumë më të ndjeshme se CRP-ja.

“Kështu që për pacientët e spitalizuar, klinicistët kanë pasur mundësi t’i shfrytëzojnë këto alternativa derisa të lidhet kontrata e re me Operatorin Ekonomik fitues, ku më së largu brenda 14 ditësh do të përfundojë afati i procedurave-ligjor”, deklaroi Shemsi Veseli, Drejtor i Klinikës së Biokimisë Mjekësore.

I njëjti shtoi se analiza D-Dimer po punohet për të gjithë pacientët spitalor dhe ambulator dhe se ka më shumë se një vit që nuk kanë mbetur pa reagjentë të kësaj analize.

Lajmet Nuk ka material në QKUK për kryerjen e analizës së CRP-së, furnizimi pas 14 ditësh >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!