Pas incidentit në Vjenë, reagon menaxheri i Melinda Ademit

Gjatë një koncerti në Vjenë, reperja e njohur, Melinda Ademi përjetoi një situatë të pakëndshme.

Gjatë performancës, Melinda zgjati dorën për fansat, por njëri nga ta e tërhiqte duke mos e lëshuar.

Video e momentit që ka përjetuar Melinda ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Pati një reagim të menjëhershëm nga sigurimi dhe menaxhmenti i saj për t’i dalë në ndihmë reperes.

Menaxheri i reperes, Granit Muhaxheri, lidhur me rastin dhe reagimin që ka pasur ndaj fansit të Melindës është sqaruar ditën e sotme përmes një reagimi të gjatë në rrjetin social Instagram. Shkrimin e tij, Melinda e ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram.

Për sulmin ndaj fansit, Muhaxheri ka kërkuar falje edhe është shprehur se një gjë të tillë nuk e ka bërë kurrë më parë.

“Sqarim për incidentin e datës 26 Mars në Vjenë: Kërkojë ndjesë ndaj djalit për ‘sulmin’ që e kam bërë në koncert. Të gjithë prej juve që më ndjekin dhe keni pak ose shumë informata për Granitin, jeni në dijeni që në 7 vite si menaxher i këngëtarëve, dhe në 7 vite karrierë me koncerte të panumërta nuk ka ndodh një gjë e tillë kurrë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ai gjithashtu ka kërkuar një takim sy me sy me fansin e Melindës që t’i kërkoj falje./21Media

 

 

Lajmet Pas incidentit në Vjenë, reagon menaxheri i Melinda Ademit >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!