Putin-Macronit: Granatimet do të marrin fund vetëm kur Mariupoli të dorëzohet

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se bombardimi i qytetit të rrethuar ukrainas të Mariupolit do të përfundojë vetëm kur trupat ukrainase të dorëzohen.

Putin i bëri komentet gjatë një bisede telefonike njëorëshe me presidentin francez Emmanuel Macron të martën mbrëma, tha Kremlini në një deklaratë.

Por zyrtarët francezë thanë se lideri rus kishte rënë dakord të shqyrtonte planet për evakuimin e civilëve nga qyteti, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ky zhvillim vjen pasi fotot e reja satelitore treguan shkatërrimin e shkaktuar nga granatimet.

Imazhet e publikuara nga kompania e vëzhgimit të Tokës Maxar, treguan se zonat e banuara janë kthyer në gërmadha.

Lajmet Putin-Macronit: Granatimet do të marrin fund vetëm kur Mariupoli të dorëzohet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!