Sveçla e Nagavci do të raportojnë në komision për dhunën në familje dhe në shkolla

Ministri i Punёve tё Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Arsimit, Shkencёs, Teknologjisё dhe Invacionit, Arbёrie Nagavci, do të raportojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.
Ky raportim vjen si pasojë e rritjes së rasteve të dhunës nëpёr shkolla, si dhe masat e ndёrmarra nga ana e institucioneve kompetente, njofton Klankosova.tv.
Në raportimin që pritet të fillojë në orën 10:00, temë diskutimi do të jetë edhe dhuna në familje dhe informimi lidhur me strategjinë nacionale për mbrojtjen nga dhuna në familje.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2 Takim në Komision me Kordinatoren Nacionale pёr Mbrojtjen nga Dhuna nё Familje, znj. Nita Shala.
-Temë diskutimi, Rastet e dhunёs nё familje dhe informimi lidhur me Strategjinë Nacionale pёr Mbrojtjen nga Dhuna nё Familje;
3. Takim në Komision me Ministren e Arsimit, Shkencёs, Teknologjisё dhe Invacionit, znj. Arbёrie Nagavci, dhe Ministёrin e Punёve tё Brendshme, z. Xhelal Sveqla.
-Temë diskutimi, Rastet e dhunёs nёpёr shkolla, si dhe masat e ndёrmarra nga ana e Institucioneve kompetente;
4. Tё ndryshme.
Lajmet Sveçla e Nagavci do të raportojnë në komision për dhunën në familje dhe në shkolla >> Rahoveci.info.