Tetë të vrarë dhe 30 të plagosur në sulmin në Mykolaiv

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy dha një përditësim për situatën në Mykolaiv pasi një sulm ajror rus goditi një ndërtesë qeveritare të martën, duke shkatërruar një pjesë të madhe të strukturës dhe duke lënë njerëzit të bllokuar nën rrënoja.

Të paktën tetë persona u vranë dhe 30 u plagosën, sqaroi presidenti ukrainas.

Gjatë ditës, operacioni i shpëtimit ishte në vazhdimësi në Mykolaiv. Mbetjet e ndërtesës së administratës rajonale të shkatërruar nga sulmet me raketa ruse u çmontuan. Deri më tani raportohet për 8 të vrarë dhe 30 të plagosur. Ka të ngjarë që këto të mos jenë shifra përfundimtare.

“Trupat ruse goditën Mykolaiv në mënyrë shumë tinëzare. Në një kohë kur njerëzit vinin në vendet e tyre të punës në mëngjes. Falë Zotit, shumica e atyre që ishin në ndërtesë arritën të evakuohen kur dëgjuan një alarm ajri”, tha Zelensky.

“Ky akt tjetër i të ashtuquajturit denazifikimi rus i Mykolaiv-it ndodhi në mëngjes pas përvjetorit të çlirimit të qytetit nga pushtuesit nazistë. Banorët e Mykolaivit kujtojnë ditën e 28 marsit 1944. Dhe ata shohin se si duken trupat ruse që përpiqeshin të pushtonin qytetin e tyre tani”, shtoi ai.

Lajmet Tetë të vrarë dhe 30 të plagosur në sulmin në Mykolaiv >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!