Trusti kthen 50 nga 90 milionë të humbura, s’rekomandon tërheqje të re (VIDEO)

Kryetari i bordit të Trustit, Ruzhdi Morina, tha se gjysma e humbjeve të muajit shkurt në Fondin Pensional të Kursimeve është rikuperuar.

Morina tutje tha se janë të gatshëm të përmbushin çdo vendim që sjellë Kuvendi, e që sipas tij para tërheqjes së 30% të kursimeve, shteti duhet ti përdor të gjitha mekanizmat që i ka në dispozicion.

Të njëjtin mendim kishte edhe deputeti i VV-së, Armend Muja, i cili kundërshtoi kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për tërheqjen e parave nga Trusti.

Ndërsa, deputeti Avdullah Hoti kërkoi nga drejtuesit e fondit pensional të tregojnë pasojat afatgjate që mund të rrjedhin pas tërheqjes së kursimeve, por për këtë nuk mori përgjigje.

Lajmet Trusti kthen 50 nga 90 milionë të humbura, s’rekomandon tërheqje të re (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!