Dita e dytë në Hagë, Haxhiu takon Krasniqin dhe Haradinajn

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot nis ditën e dytë të takimeve në Hagë me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë në procese gjyqësore atje.

Haxhiu këtë të enjte do të ketë dy takime, njërin me ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqin dhe tjetrin me ish-nënkryetarin e OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

Gjatë ditës së djeshme, Haxhiu ka takuar ish-komandantin e UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-kryetarin e OVL-së së UÇK-së Hysni Gucati, dhe ish-eprorin e UÇK-së, Pjetër Shala.

Kujtojmë se për takim ministren Haxhiu e refuzoi ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

 

 

Lajmet Dita e dytë në Hagë, Haxhiu takon Krasniqin dhe Haradinajn >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!