FIFA prezanton topin zyrtar të Botërorit 2022

FIFA e ka publikuar sot topin zyrtar të Kampionatit Botëror të futbollit.

Topi i 14-të radhazi që e krijon kompania Adidas quhet “Al Rihla”, që nënkupton “udhëtimi”, njofton shtëpia e futbollit botëror.

Ky top është dizajnuar për ta mbështetur shpejtësinë maksimale të lojës, ndërsa udhëton më shpejt në ajër se çdo top tjetër në histori të Kampionateve Botërore.

I projektuar nga brenda duke përdorur të dhëna dhe testime rigoroze në laboratorët e Adidas, Al Rihla i ofron nivelet më të larta të saktësisë dhe të besueshmërisë në fushën e lojës.

Pra, topi i ri do të shquhet për shpejtësinë e jashtëzakonshme dhe i përshtatet lojës së shpejt kualitative.

Topi i ri Al Rihla do ta nis rrugëtimin në dhjetë qytete përreth globit përfshirë këtu Dubain, Tokion, Meksiko Cityn dhe Neë Yorkun. /Rahoveci info/

Lajmet FIFA prezanton topin zyrtar të Botërorit 2022 >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!