Haradinaj: Të shfrytëzohen të pavërtetit për të turpëruar të vërtetit është e papranueshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot në Selinë e OVL të UÇK-së krerët e Shoqatave të dala nga Lufta.

“Kategoritë e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Dëshmorët e të gjitha kohërave, Invalidët, Veteranët, Familjet e Martirëve, të Pagjeturit, të Burgosurit politikë e të persekutuarit, Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë edhe dhembja edhe krenaria jonë”, ka shkruar Haradinaj duke shpërndarë foton e takimit.

“Ata janë testamenti ynë, themeli ynë për të ardhmen”, shtoi Haradinaj.

“E vërteta e kategorive të lirisë është e të gjithë neve. Ata që nuk janë të vërtetë nuk janë të asnjërit prej nesh. Por, të shfrytëzohen të pavërtetit për të turpëruar të vërtetit, është e papranueshme, është mallkim për brezat”, përfundoi Haradinaj. /Klankosova.tv/

Lajmet Haradinaj: Të shfrytëzohen të pavërtetit për të turpëruar të vërtetit është e papranueshme >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!