Kadrijaj: Nuk është kërcënim nëse veteranët protestojnë për të drejtat e tyre

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, tha se nuk mund të konsiderohet si kërcënim nëse veteranët e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestojnë kur ju shkelën të drejtat e tyre.

Kadrijaj e cila ishte edhe vet ushtare e UÇK-së theksoi në Edicionin Special në Rahoveci.info se është turp nëse tentohet të rritet paga minimale duke i larguar veteranët e luftës.

“Nuk mund ta konsiderojë si kërcënim sepse të gjitha kategoritë e në këtë rast edhe veteranët kanë të drejtë të mbrojnë të drejtën e tyre ligjore dhe të protestojnë kur ju shkelet një e drejtë”.

“Si kërcënim nuk duhet të merren as kur paralajmërohen grevat e sindikatës së arsimit. Kur mendon që t’u kanë shkelur të drejtat ke të drejtë të protestosh edhe si qytetarë edhe si vetëranë. Nuk është kërcënim”.

“Dhe nëse ju bëhet një padrejtësi e tillë të cilën zotëri Kurti po mendon ta bëj, ta rrisë pagën minimale duke i larguar e prej asaj page minimale të i largojë veteranët e luftës ajo ëshyë një turp”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, se mund të dalë në rrugë për të mos lejuar hyrjen e tij në Qeveri.

“Na i dalim këtij në rrugë edhe i tregojmë, a mund hyn ky në zyrë nëse tallet më këto kategori, s’mundesh me i lanë këta pa i përfshi në kriterin e pagës minimale”.

Lajmet Kadrijaj: Nuk është kërcënim nëse veteranët protestojnë për të drejtat e tyre >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!