Komuna e Rahovecit planifikon që rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Xhafer Nurkasa” të bëhen njëkahëshe

Njoftim për takim publik rreth inicimit të procedurave për planifikim, që rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Xhafer Nurkasa” në qytetin e Rahovecit të bëhen njëkahësheNë mbështetje të nenit 68 pika 68.3 të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 28/2008”).

Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, dhe nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1 pika 1.7 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit, bën:

Njoftim për takim publik rreth inicimit të procedurave për planifikim, që rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Xhafer Nurkasa” në qytetin e Rahovecit të bëhen njëkahësheTakimi publik me qytetarë do të mbahet me 12.04.2022, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale, me fillim në ora 10:00.

Të drejtë pjesëmarrjeje në këtë takim kanë të gjithë qytetarët e interesuar që të jenë pjesë dhe kontribuues në këtë takim.Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datën: 08.04.2022, në ora 16:00, te zyrtarët: Perparim.Krasniqi@rks-gov.net, Sylejman.Daka@rks-gov.net, Blerta.Gashi@rks-gov.net, dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!