KQZ sot shqyrton pjesëmarrjen në vëzhgimin e zgjedhjeve në Slloveni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të bëjë shqyrtimin dhe miratimin e pjesëmarrjes së tyre, në vëzhgimin e zgjedhjeve në Slloveni.

Në njoftimin e lëshuar nga KQZ-ja thuhet se kjo do të bëhet në mbledhjen që do të mbahet sot nga ora 13:30.

Këtu më poshtë keni agjendën e plotë të mbledhjes:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:

2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 11/2022:

3. Aktivitetet e SKQZ:

4. Aktivitetet e ZRPPC:

5. Raport i Këshillave të KQZ-së:

• Këshilli për Çështje Ligjore:

-Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës, për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Prishtinë

• Këshilli për Operacione Zgjedhore:

-Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit të KQZ-së, për adresimin e rekomandimeve të Misionit të Vëzhgueseve të Zgjedhjeve-MVZ të BE-së, për zgjedhjet lokale 2021

-Shqyrtimi dhe miratimi i Analizë së Votave me Asistencë, për zgjedhjet lokale 2021

-Shqyrtimi dhe miratimi i projektit për Modifikimin dhe Avancimin e Ueb faqes së KQZ-së

– Njoftim Raport – Dita Globale e Zgjedhjeve
• Këshilli për Buxhet dhe Financa:

– Shqyrtimi i kërkesës për transferim të mjeteve nga programi i Sekretariatit në programin e zgjedhjeve

6.Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së, në vëzhgimin e zgjedhjeve në Slloveni

7. Të ndryshme.

Lajmet KQZ sot shqyrton pjesëmarrjen në vëzhgimin e zgjedhjeve në Slloveni >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!