Kryeministri norvegjez flet me Putinin, i kërkon t’i japë fund luftës

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store thotë se i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që urgjentisht të tërheqë trupat e tij nga Ukraina dhe të lejojë aksesin humanitar.

Store dhe Putini folën në telefon një orë më parë, sipas një deklarate norvegjeze të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Pas thirrjes, Store tha se ai kishte “pritshmëri shumë të kufizuara”, por shtoi se “asgjë nuk duhet të lihet pa u provuar në situatën në të cilën jemi tani”.

Norvegjia ndan një kufi me Rusinë në veriun e largët dhe është anëtare e aleancës ushtarake të NATO-s.

Lajmet Kryeministri norvegjez flet me Putinin, i kërkon t’i japë fund luftës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!