Apeli vërteton kthimin në punë të polices që u largua për shkak të shamisë

Avokati Muhamet Mujaj ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar kthimin në vendin e punës të polices Indira Mujaj e cila ishte larguar nga puna për shkak të shamisë.

“Në natën e Ramazanit një lajm i mirë për të gjithë agjëruesit. Duke mos dashur me e lodh opinionin me shumë lexim, po ju them se shteti ligjor po ndërtohet. Edhe gjyqtarët e kanë kuptuar se diskriminimi në baza fetare nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Pas një viti e katër muaj ne kemi pranuar aktgjykimin nga Gjykata e Apelit ku ka vërtetuar kthimin në vendin e punës të punonjëses me shami Indira Mujaj”.

“Përveç rasteve civile që po del se jemi diskriminuar, institucionet tona duhet të ngrisin edhe raste penale ku përgjegjësit që diskriminojnë dhe fyejnë identitetin fetar të dënohen, si ishte rasti makaber dhe i neveritshëm në Gjakovë. Shamia është vlerë e kombit shqiptar, nuk mund ta ndalni”, ka thënë avokati mbrojtës i Mujajt.

Ndryshe, Indira Mujaj ishte përjashtuar nga puna si shërbyese civile në Policinë e Kosovës për shkak se ajo vendosi që të mbulohet.

Më poshtë mund ta ndiqni kronikën e realizuar nga Rahoveci.info për këtë rast më 20.12.2020.

 

Lajmet Apeli vërteton kthimin në punë të polices që u largua për shkak të shamisë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!