Mehmeti: Kemi rritje të policëve që po e lënë punën; Berisha: Rrogat e vogla janë shkaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka bërë të ditur se është në rritje numri i pjesëtarëve që po heqin dorë nga Policia e Kosovës.

Mehmeti, teksa po raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, këtë trend po e cilëson si fatkeqësi dhe vlerëson se nuk e di arsyen, njofton Klankosova.tv.

“Fatkeqësisht kemi rënie të numrit të pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Po ashtu është e vërtetë se shumë pjesëtarë po e lënë punën në Policinë e Kosovës”.

“Mbase është çështje sociale apo ekonomike, mbase duhet të kemi një ekspert që merret me këtë çështje”, tha Mehmeti.

Por, kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha, gjeti shpejt një përgjigje për këtë çështje.

“Rrogat e vogla janë shkaku që policët po e lënë punën”, tha ai, teksa vazhdoi me pytje të tjera.

Lajmet Mehmeti: Kemi rritje të policëve që po e lënë punën; Berisha: Rrogat e vogla janë shkaku >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!