Ministri Latifi shpërblen me mirënjohje ekipet e vaksinimit në Pejë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka ndarë mirënjohje për ekipet e vaksinimit në komunën e Pejës, ku edhe i falënderoi profesionistët shëndetësorë për punën e kryer.

“Klinicistët janë heronjtë tanë në trajtimin e të prekurve me COVID-19, ekipet e vaksinimit jeni heronjtë e parandalimit të shumë vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë, përmes vaksinimit”, ka thënë Latifi.

Latifi, mes tjerash, tha se vaksinimi mbetet mënyra më e thjeshtë dhe më efektive në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes nga COVID-19, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen.

“Pandemia nuk ka përfunduar ende ndërsa në vende të ndryshme të botës është duke u përhapur nën-varianti BA 2 i Omicron, që e bën vaksinimin të domosdoshëm”.

 

Lajmet Ministri Latifi shpërblen me mirënjohje ekipet e vaksinimit në Pejë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!