Pas kontributit të gjatë në basketbollin pejan, FBK emëroi Adriatik Rracin si Menaxherin e Përfaqësueseve të Kosovës

Federata e Basketbollit të Kosovës, e ka emëruar Adriatrik Rracin, si Menaxher të Përfaqësueseve të Kosovës.
Për pesë vite, Raci ka qenë në klubin e Pejës, nga viti 2016 deri më 2021, duke qenë Menaxher i Klubit, ndërsa në dy vitet e fundit, ishte edhe Drejtor Sportiv në klubin pejan. Adriatiku ka qenë basketbollist i klubit verdhezi, nga grupmoshat e reja deri në ekipin e parë.
“Jam i lumtur me pritjen, që më është bërë në FBK dhe mezi po pres, të filloj punën. Jam i motivuar për të punuar me Përfaqësueset e Kosovës dhe shpresoj se do të kemi suksese së bashku”, është shprehur Rraci për faqen zyrtare të FBK-së.
Rreth detajeve, për emërimin e Racit në këtë post, mund të mësoni më shumë, duke klikuar në postimin e bërë në faqen zyrtare të Federatën e Basketbollit të Kosovës. /Rahoveci info/
Lajmet Pas kontributit të gjatë në basketbollin pejan, FBK emëroi Adriatik Rracin si Menaxherin e Përfaqësueseve të Kosovës >> Rahoveci info.