Zemaj: Bislimi u tall, nuk krahasohet Kosova me Gjermaninë për kushtet e mjekëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj, e quajti tallje deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit, që “largimi i mjekëve ndodh edhe në shtetin ku shkojnë bashkëkombësit e tij mantelbardhë”.

Zemaj në një intervistë në Edicionin Special në Rahoveci.info, tha që nuk mund të krahasohen kushtet që i ka Kosova për mjekët, me asnjë shtet evropian duke përfshirë edhe Gjermaninë.

“Është tepër shqetësuese kur dëgjohet mënyra e tillë e interpretimit. Më mirë është të kërkohet falje dhe të thuhet që ne në një vit të qeverisjes nuk kemi qenë të aftë të sjellim ligjin për pagat, ose ligjin për shëndetësi, për sigurime shëndetësore”.

“Tallja është që nuk krahasohet Kosova me asnjë shtet evropian në kuptimin e kushteve që i kanë mjekët. Nuk krahasohet se Gjermania pasi ka specifika tjera, por edhe SHBA ose Kanada që ai [Bislimi] i përmendi”, tha Zemaj.

 

 

 

 

Lajmet Zemaj: Bislimi u tall, nuk krahasohet Kosova me Gjermaninë për kushtet e mjekëve >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!