Kurti në Ditën Botërore të Autizmit: Çdo vit do t’i shtojmë nga 100 asistentë për fëmijët autikë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marr pjesë në një konferencë në Ditën Botërore të Autizmit.

Në këtë konferencë, kreu i qeverisë tha se njerëzit me autizëm përbëjnë një grup, trajtimi i të cilëve është treguesi kryesorë i cilësisë dhe demokracisë.

Kurti tha për këtë kategori nevojitet shoqëria civile, e cila sipas tij, duhet të jetë në kontakt të vazhdueshëm me profesionistët.

“Rasti i fëmijëve autistë nuk dëshmon për deficit në dëshirën e tyre për marrëdhënie shoqërore por vetëm për nevojën e tyre për shoqërim më të matur e më të rregullt”.

“Një shoqëri e ndjeshme ndaj këtyre personave është një shoqëri më të vërtetë në vetvete sepse sapo të dështojmë në kuptimin e vështirësisë dhe hallit të tyre, do të kemi rënie në terrenin i cili është jo vetëm i izolimit, por edhe paragjykimit e stigmatizimit”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Kurti tha se duhet të kenë vëmendje të shtuar në shkollat e klasat e vendit, ku nevojitet gjithëpërfshirje, teksa shtoi se deri në fund të mandatit, ashtu siç ka ndodhur këtë vit, do të shtohen nga 100 asistentë për mbështetje profesionale të fëmijëve me autizëm.

“Qeveria është zotuar për përkrahje të organizatave të specializuara për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, dhunti e talente. Për këtë janë alokuar 200 mijë euro|.

“Aktualisht numri total i fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme që përfitojnë shumën mujore prej 100 euro për fëmijë, është 2 mijë e 682”, ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.

I pari i qeverisë kujtoi se viti 2022 në Kosovë është shpallur si Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara.

Lajmet Kurti në Ditën Botërore të Autizmit: Çdo vit do t’i shtojmë nga 100 asistentë për fëmijët autikë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!