Ministria e Jashtme shkarkon kreun e Konsullatës së Kosovës në Nju Jork

Ministria e Punëve të Jashtme ka shkarkuar kreun e Konsullatës së Përgjithshme në Nju Jork, Frymëzim Isufajn.

Lajmin e bëri të ditur vetë Isufaj, i cili tha se ky është një vendim arbitrar, jo ligjor dhe tërësisht politik,

Sipas Isufajt, atij i është kërkuar të largohet nga misioni brenda 10 ditësh.

“Përveç ndërprerjes së parakohshme dhe të pa arsyetuar të mandatit tim të rregullt, përmes vendimeve të paligjshme, dëshirojnë që të pamundësojnë edhe vazhdimin e marrëdhënies së punës si diplomat karriere në institucionin në të cilin kam shërbyer afërsisht në 10 vitet e fundit”, ka shkruar Isufaj në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Për hir të mbrojtjes së kredibilitit të institucionit, si diplomat karriere i cili i ka shërbyer një kohë të gjatë për institucionet e shtetit tonë, e të cilat janë ngritur me shumë mund e sakrificë, unë do ta respektoj këtë vendim pa komentuar motivin e nxjerrjes së tij”, shtoi tutje ai.

Megjithatë, Isufaj tha se do të paraqes padi tek institucionet përkatëse, për siç tha ai, betejën ligjore për të dëshmuar paligjshmërinë e këtij vendimi.

“Ti shërbej vendit tim gjatë kësaj periudhe pothuajse 15 vjeçare në institucione të ndryshme, e sidomos si diplomat në një vend të rëndësishëm si SHBA (vendit ndaj të cilit duhet të jemi përherë mirënjohës), fillimisht në Uashington e pastaj në Neë York, ka qenë nderi im më i madh jetësor”, u shpreh tutje Isufaj.

“Gjatë kësaj kohe, pavarësisht vështirësive të natyrave të ndryshme me të cilat jemi përballë si diplomat, jam përpjekur që punën time ta bëj me përgjegjësi të lartë, profesionalizëm dhe nderë, gjë për të cilën jam shumë krenar”.

“Pavarësisht të gjithave padrejtësive, aktiviteti im në shërbim të interesit shtetëror dhe kombëtar nuk do të ndalet asnjëherë. Gjithmonë mirënjohës për përkrahjen tuaj dhe jam i bindur që bashkëpunimi më të gjithë ju do të vazhdojë edhe më tutje në përballje me sfidat e reja që na presin përpara”, përfundoi Isufaj.

Lajmet Ministria e Jashtme shkarkon kreun e Konsullatës së Kosovës në Nju Jork >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!