Mustafi: Edhe nëse mendojnë se janë pasivizuar, shqiptarët të dalin në zgjedhje (VIDEO)

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se shqiptarët e përbëjnë diku 71 për qind trupën votuese në Luginë të Preshevës.

Mustafi tha se kjo trupë votuese dhe lista zgjedhore që do të dal pas zgjedhjeve në Serbi, do të rikonfirmojnë edhe një herë se sa shqiptarë kanë mundur të jenë pasivizuar dhe sa ka mundur të ndryshojë struktura e listave zgjedhore, përkatësisht votuesve në Luginë të Preshevës

Tutje, Mustafi i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet në Luginë të Preshevës, edhe në rast se konsiderojnë se janë pasivizuar.

“Por, megjithatë ata duhet të jenë këtu sepse Lugina ka nevojë për ta, Lugina është e tyre dhe me këtë të dëshmojnë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë aty edhe në rast se i kanë fshirë artificialisht nga lista zgjedhore për të dëshmuar edhe një herë faktin e diskriminimit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, është shprehur Mustafi në “Edicioni Special” në Rahoveci.info.

Sa i përket numrit se sa shqiptarë kanë mundur të pasivizohen nga Serbia, Mustafi tha se në bazë të disa hulumtimeve që janë bërë nga OJQ-të shifra arrin deri në 6 mijë.

“Ka disa OJQ që kanë bërë hulumtime dhe kanë nxjerr shifra alarmuese sa i përket shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ku në bazë të shifrave janë diku prej 4 mijë deri në 6 mijë shqiptarë që kanë mundur të largohen nga lista zgjedhore unike dhe kjo do ta dëshmonte se pasivizimi ka marr formën përfundimtare të largimit qoftë edhe nga regjistrat civilë qoftë edhe nga lista unike zgjedhore”, ka thënë Mustafi, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se në këto momente, e rëndësishme është se shqiptarët duhet të dëshmojnë se nuk e kanë lëshuar vendin e tyre, pavarësisht shtypjes nga Serbia.

Kujtojmë se zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 3 prill.

Lajmet Mustafi: Edhe nëse mendojnë se janë pasivizuar, shqiptarët të dalin në zgjedhje (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!