Spanja ende me qëndrim të njëjtë për pavarësinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës ka deklaruar se mban qëndrimin e njëjtë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ne po mbrojmë nevojën e zgjidhjes së çështjes së territorit të Kosovës përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka deklaruar ministria e Jashtme e Spanjës për Kosovonline, transmeton Klankosova.tv.

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, tash e sa kohë po përsëritë thirrjet se është koha që Kosova të njihet nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë bërë këtë, si dhe të anëtarësohet në NATO.

Nga vendet e tjera të pesëshes evropiane që nuk e njohin Kosovën, në periudhën paraprake u konfirmua se qëndrimet e tyre për atë çështje nuk ndryshojnë.

Kështu, gjatë vizitës së tij në Beograd në shkurt, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se Athina do të mbetet në qëndrimin e saj.

“Sa i përket Kosovës dhe dialogut, dua të jem i qartë, qëndrimi i atdheut tim nuk ndryshon. Ne duam të shohim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe për këtë ne mbështesim dialogun, si dhe përpjekjet e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak”.

“Ne duam që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, e cila do të ishte në interes të të dyja palëve”, ishte deklarata e Mitsotakis në Beograd.

Ministri sllovak i Mbrojtjes, Jaroslav Nadj, në fund të shkurtit tha se qeveria dhe parlamenti sllovak kanë një mendim të pandryshuar për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se ky është qëndrim i përhershëm i politikës së jashtme të Sllovakisë, pavarësisht nga përbërja e qeveria.

Në fund të vitit të kaluar, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të atij vendi, Anita Dimitriju, konfirmoi se as qëndrimi i Qipros nuk do të ndryshojë, e cila në Kuvendin e Serbisë deklaroi se Qiproja nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e shpallur sipas saj në mënyrë të njëanshme të Kosovës.

 

Lajmet Spanja ende me qëndrim të njëjtë për pavarësinë e Kosovës >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!