Derbi i zjarrtë për titull kampioni në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë sot me dy takimet e fundit të xhiros së 27-të.

Ditën e sotme, e diel, luhet derbi i madh i dy ekipeve që po luftojnë për titull kampioni.

Gjilani do ta presë Ballkanin në sfidën që nis në orën 13:30. Momentalisht, suharekasit prijnë në tabelë me 54 pikë, pesë më pak se gjilanasit.

Në rast fitoreje, ekipi i Ilir Dajës do të ikte tetë pikë larg dhe me një këmbë do të ishte kampion i Superligës në futboll.

Takimi tjetër që luhet sot, është mes Drenicës dhe Feronikelit.

Drenicasit kërkojnë fitore për të ikur sa më larg zonës së rrezikshme, kurse “Industrialistët” tashmë janë dorëzuar në garë për mbijetesë.

Kjo përballje, zhvillohet nga ora 14:00. /Rahoveci info/

Lajmet Derbi i zjarrtë për titull kampioni në Superligë >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!