Gjilani – Ballkani, ndërpritet ndeshja pak para fundit

Kur ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit ishte shumë pranë fundit, Gjilani e barazoi rezultatin në 1-1, e pas këtij goli tifozët e Gjilanit u futën në fushë. Në mesin e fishkezjarreve të gjuajtura në fushë dhe të tifozëve të futur aty, u sulmua dhe pësoi lëndim Stivi Frashëri, portieri i Ballkanit.
Kjo çoi në ndërprerjen e ndeshjes dhe të dyja skuadrat shkuan në zhveshtore.
Ende nuk dihet se a do të vazhdojë ndeshja apo jo.
Lajmet Gjilani – Ballkani, ndërpritet ndeshja pak para fundit >> Rahoveci info.