Rusia kryen masakër në Bucha, 280 trupa varrosen në varre masive

Vendet ndërkombëtare kanë reaguar për mizoritë e zbuluara pasi forcat ruse u tërhoqën nga periferia e Kievit, Bucha.

Kryebashkiaku i Bucha tha se të paktën 280 njerëz u varrosën në varre masive.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se masakra e civilëve ukrainas në Bucha ishte e qëllimshme.

Ai bëri thirrje për sanksione të reja “shkatërruese” kundër Moskës, duke përfshirë një embargo ndaj energjisë ruse, mbylljen e porteve për mallrat dhe tregtinë ruse dhe shkëputjen e të gjitha bankave ruse nga sistemi bankar ndërkombëtar i njohur si SWIFT.

Papa Françesku e quajti aktin ‘sakrilegjik’ gjatë një meshe të hapur në Maltë.

Annalena Baerbock, ministrja e jashtme e Gjermanisë, akuzoi Rusinë për “krime lufte” mbi civilët e vdekur në rrugë pas tërheqjes së Rusisë nga periferia e Kievit, Bucha.

Në lidhje me agresionin rus në Bucha është shprehur i tronditur edhe kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili nuk hezitoi ta quaj këtë një masakër.

Tutje ai tha se BE-ja po ndihmon Ukrainën dhe OJQ-të në mbledhjen e provave të nevojshme për ndjekje në gjykatat ndërkombëtare, duke shtuar se sanksionet dhe mbështetja e mëtejshme e BE-së janë në rrugë.

“E tmerruar nga raportet e tmerreve të papërshkrueshme në zonat nga të cilat Rusia po tërhiqet”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropia, Ursula Von der Leyen.

“Autorët e krimeve të luftës do të mbajnë përgjegjësi”, shtoi ajo.

Lajmet Rusia kryen masakër në Bucha, 280 trupa varrosen në varre masive >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!