Frashëri në shtëpi, vizitohet nga kryetari i Suharekës dhe ai i Ballkanit

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, është vizituar të dielën mbrëma nga kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetari i KF Ballkanit, Arsim Kabashi. Në fotografinë e publikuar nga Muharremaj, Frashëri shihet me një mbrojtëse të qafës.

Ai u sulmua rëndë fizikisht në stadiumin në Gjilan, gjatë ndeshjes derbi të Superligës me skuadrën e Gjilanit.

Muharremaj ka shkruar se Frashëri do të kthehet edhe më i vendosur në fushën e blertën.

“Secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave, dhe secili sportdashës është sonte me Stivin. Do të kthehemi me dashuri, me përkushtim, dhe me profesionalizëm për të qenë gjithmonë qyteti i kampionëve”, ka shkruar Muharremaj.

Lajmet Frashëri në shtëpi, vizitohet nga kryetari i Suharekës dhe ai i Ballkanit >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!