Me cilët politikanë vendas takohet presidentja Osmani më shpesh?

Learta Hollaj, këshilltarja e presidentes e Vjosa Osmani, ka thënë se ajo më së shpeshti nga krerët e institucioneve takohet me kryeministrin Albin Kurti, kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se tani është duke u dëshmuar një koordinim i mirë i liderëve shtetëror sa i përket qëndrimeve në politikën e jashtme.

“Tashmë kjo është e qartë është komunikuar disa herë, që presidentja ka marrë përsipër, një bashkërendim të përjavshëm në komunikim të rregullt me institucionet kryesore në vend duke përfshirë këtu Zyrën e Kryeministrit, në veçanti kryeministrin e Kosovës, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”.

“Pastaj varësisht nga temat dhe zhvillimet e përditshme komunikimet janë të rregullta me të gjitha dikasteret tjera në vend, si AKI, Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Komunikimi i përditshëm, i rregullt dhe jashtëzakonisht profesional ndërmjet institucioneve është i një niveli që nuk e kemi parë më herët, por sa i përket i politikës së jashtëm bashkërendimi është jo vetëm përditshëm, por në fakt mund të themi është aq dinamik sa që shohim një bashkërendim dhe të qëndrimeve të koordinuara në nivele që nuk i kemi dëshmuar deri më tani”, ka thënë Hollaj, njofton Klankosova.tv.

Lajmet Me cilët politikanë vendas takohet presidentja Osmani më shpesh? >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!