Qindra pacientë janë trajtuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së në tri ditët e fundit

Qindra pacientë janë trajtuar në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në tri ditët e fundit të javës së kaluar.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ku thuhet se për tri ditë kanë kërkuar trajtim 560 qytetarë.

126 pacientë janë trajtuar në Dhomën e Kujdesit të Avancuar Emergjent, përcjell Klankosova.tv.

“Te 113 persona janë kryer intervenime kirurgjike, ndërsa 179 të tjerë janë trajtuar si raste internistike. Në Dhomën e Shërbimit Ortopedik, ndërkaq, për tri ditë janë trajtuar 104 pacientë. Si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ndihmë mjekësore kanë kërkuar, sipas raportit të punës, 35 persona, ndërkohë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Lajmet Qindra pacientë janë trajtuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së në tri ditët e fundit >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!