Sulmi ndaj portierit në Gjilan, sot mblidhet Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport

Pas incidentit të djeshëm në stadiumin e Gjilanit, ku u sulmua fizikisht, Stivi Frashëri, portier i skuadrës suharekase, FC Ballkani, sot pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Sportit, përmes një reagimi në të cilin dënon ashpër këtë sulm, ndërsa portierit nga klubi suharekas, i urojnë shërim të shpejtë.

”Kemi ftuar mbledhje të Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport për t’i shqyrtuar veprimet e radhës. Jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka mundemi për t’i mbajtur huliganët jashtë fushave të sportit.

Portierit Stivi Frashëri i urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Sportit./Rahoveci info/

Lajmet Sulmi ndaj portierit në Gjilan, sot mblidhet Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!