Haradinaj: Përulem para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se 5 prilli sjell kujtimin për trimat e rrallë që kishte UÇK-ja.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai kujtoi bashkëluftëtarin e tij, Naser Brahimajn, të rënët në Rrezallë të Drenicës e Llovë të Gjilanit dhe Fetnete Ramosajn.

Ai tha se respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës.

“5 prilli sjellë kujtimin për trimat e rrallë që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kujtoj me respekt heroizmin e bashkëluftëtarit tim Naser Brahimaj, me pushkën e të cilit u shënuan shumë beteja të Luftës Çlirimtare. Sot kujtojmë po ashtu, jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit. Këto masakra, nga të cilat ende shumë të pagjetur, janë plagë e hapur e Kosovës dhe i japin zë, thirrjes sonë për drejtësi”.

“Sot gjithashtu, u mbushën 3 vjet pa gruan e cila bëri dhe shkroi historinë, zërin e UÇK-së, bashkëluftëtaren time Fetnete Ramosaj. Përjetësisht përulem para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë! Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet Haradinaj: Përulem para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!