Hungari: Aksident mes kamionit dhe trenit, pesë të vdekur

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ndodhur ditën e sotme mes një treni dhe një kamioni.

Ngjarja tragjike ndodhi në qytetëzen Mindszent në Hungari, shkruan Skynews përcjell Klankosova.tv.

Treni doli nga shinat pas përplasjes.

Po ashtu disa persona u lënduan në këtë ngjarje, prej tyre dy udhëtarë që ishin në tren pësuan lëndime serioze.

Në momentin kur ndodhi ngjarja 22 persona ishin brenda trenit që u përplas me kamionin

Sipas raportimit të mediave të tjera kompania shtetërore hekurudhore tha se një tren në rrugën nga Kiskunfelegyhaza në Hodmezovasarhely ishte përplasur me një kamion, duke dalë nga shinat një vagon me 22 pasagjerë, nga të cilët dy u plagosën rëndë dhe tetë të tjerë u plagosën lehtë.

Kamioni u kaloi mbi shinat e trenit duke injoruar dritat e kuqe.

Lajmet Hungari: Aksident mes kamionit dhe trenit, pesë të vdekur >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!