Kurti takohet me ambasadoren e Izraelit, do të thellohet bashkëpunimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv.
Duke e uruar për detyrën, Kurti shprehu kënaqësinë për takimin. Ai e falënderoi për njohjen e Kosovës nga Izraeli.
Ambasadorja tha se është e nderuar të jetë ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, dhe e ftoi kryeministrin për vizitë zyrtare në Izrael. Ajo shtoi se ndonëse nuk kemi pasur marrëdhënie diplomatike, njerëzit tanë kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin.
Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se në këtë takim u konfirmua gatishmëria e të dy shteteve për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin. U bisedua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, bujqësisë, arsimit dhe kulturës, transmeton Klankosova.tv.
Lajmet Kurti takohet me ambasadoren e Izraelit, do të thellohet bashkëpunimi >> Rahoveci.info.