Liga e Kampionëve, dy takimet e para të fazës çerekfinale

Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte (e martë) për t’i zhvilluar takimet e para çerekfinale.

Nga ora 21:00, do të fillojnë dy takime, të cilat do të jenë mjaft interesant për t’u shikuar.

Takimi kryesor i kësaj nate, do të jetë ai në mes të Manchester Cityt dhe Atletico Madridit, që zhvillohet në stadiumin “Etihad Stadium”.

Citizens shihen si favoritë në letër për këtë ndeshje, mirëpo Diego Simeone di të shkaktojë befasi me taktikat e tij.

Një duel interesant është edhe ai në mes të Benficas dhe Liverpoolit, që luhet në stadiumin “Estadio da Luz”.

The Reds do të synojnë të kalojnë pa shumë probleme në fazën gjysmëfinale, mirëpo në futboll asgjë nuk mund të parashikohet dhe Benifca mund të shkaktojë befasi. /Rahoveci info/

Lajmet Liga e Kampionëve, dy takimet e para të fazës çerekfinale >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!