Prokuroria nis proces hetimor për konkursin e KEK-ut

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se kanë nisur proces hetimor për një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

“Pas raportimeve të publikuara në disa portale lidhur me pretendimet se janë kryer shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), më 04.04.2022, ka iniciuar hetime, ashtu që do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të këtyre pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, transmeton Klankosova.tv.​

Lajmet Prokuroria nis proces hetimor për konkursin e KEK-ut >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!