Sulmohet nga disa persona me thikë, dërgohet për trajtim në spital

Mbrëmjen e kësaj të marte një person është sulmuar nga disa të tjerë në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë.

I njëjti ka marrë plagë pas sulmit me thikë dhe është dërguar për trajtim në spital, njofton Klankosova.tv.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 21 :45, kemi marrë informatën se në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, një person është sulmuar nga disa persona. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”.

Borovci thotë se policia ka dalë në vendngjarje ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Lajmet Sulmohet nga disa persona me thikë, dërgohet për trajtim në spital >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!