Tashmë të gjithë siguruesit në vend janë në përputhje me kërkesat ligjore të BQK-së

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se nga 31 marsi i këtij viti të gjithë siguruesit që ushtrojnë aktivitetin e sigurimeve në vend, janë në përputhje me kërkesat ligjore të këtij institucioni.

Ky njoftim vjen si hap që BQK ka ndërmarrë një mori reformash e masash me qëllim që sektori i sigurimeve të sigurojë pajtueshmëri me kornizën ligjore në fuqi, transmeton KlanKosova.tv.

“Duke marrë parasysh faktin që sektori i sigurimeve në Kosovë është tërësisht i kapitalizuar dhe në pajtim me kërkesat ligjore në fuqi, BQK-ja në bashkëpunim me Bankën Botërore janë duke ndërmarrë veprimet përfundimtare për të liberalizuar tregun e produktit të autopërgjegjësisë. Që nga data 4 prill 2022, në BQK janë duke qëndruar ekspertët e Bankës Botërore me të cilët do të dizajnohet modeli i ri i primit të bazuar në rrezik dhe udhërrëfyesi për solvencën 2”, thotë kumtesa.

“Si rezultat i këtyre masave të ndërmarra, gjatë tri viteve të fundit aksionarët e disa prej siguruesve kanë injektuar kapital në vlerë mbi 16 milionë euro”.

Lajmet Tashmë të gjithë siguruesit në vend janë në përputhje me kërkesat ligjore të BQK-së >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!