Deputeti i VV-së për Jasharajn, Isufajn dhe Ademin: Shteti ende është i kapur

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka propozuar Blerim Isufajn për kryeprokuror.

Ai ka thënë se duhet më shumë punë që të çkapet shteti.

“Pardje Rrahman Jashari në arsim dhe sot Blerim Isufaj në kryeprokurori e Agim Ademi në futboll tregojnë që ende është i kapur përbrenda shteti i Kosovës. Akoma kemi shumë punë që ndryshimi i madh popullor i 14 shkurtit 2021 të bëhet edhe demokratizim i shtetit tonë”, ka shkruar Rrustemi në rrjetin social Facebook.

Lajmet Deputeti i VV-së për Jasharajn, Isufajn dhe Ademin: Shteti ende është i kapur >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!