FFK sot zhvillon punimet e Kuvendit Zgjedhor

ETC e rregullt
Nga ora 11:00 sot, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) mbanë Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të FFK-së.
I tërë procesi i këtij Kuvendi të paralajmëruar po karakterizohet me polarizime.

Edhe në njoftimin për këtë kuvend, FFK-ja ka vendosur të vazhdojë me skandale.

Në e-mailin e zyrës për media të FFK-së, thuhet se mediat nuk do të lejohen të hyjnë në vendin ku do të mbahet kuvendi.

“Për shkak të hapësirës dhe numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, ju bëjmë me dije se kësaj radhe është e pamundur të krijojmë hapësirë edhe për mediat në përcjelljen e kuvendit”, thuhet në arsyetimin e FFK-së.

Ndryshe, në këtë kuvend, kandidat i vetëm është kryetari aktual Agim Ademi./Rahoveci info/

Lajmet FFK sot zhvillon punimet e Kuvendit Zgjedhor >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!