Haradinaj për takimin me Ramën: E kemi lënë pas të shkuarën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për takimin me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe marrëdhëniet mes tyre, që dikush ishin mjaft të ‘acaruara’.

Në një intervistë për AbcNews, Haradinaj tha se si ai si Rama e kanë lënë pas të shkuarën dhe sot po punojnë për të mirën e kombit, por dhe për interesa të forta që lidhin Shqipërinë me Kosovën, siç është dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Besoj se janë tejkaluar shumë situata që i kemi pasur në të kaluarën, tani jemi në një situatë krejt të re, është punë bashkëpunimi në interes të Shqipërisë, Kosovës. Këto ditë është një moment shumë i vështirë në Kosovë, rritja e çmimeve, probleme me energjinë, ishte e mirë kur Shqipëria na ndihmoi për Vitin e Ri, por kemi edhe momente të tjera. Ne nuk gazojmë të mbetemi peng i situatave në të kaluarën dhe të mos dimë të ecim përpara për interesin e vendit, për interesin e Kombit në këtë rast”, tha Haradinaj.

Besoj se përpos asaj pjesë që është diplomaci publike, që i bie që në këtë rast është sensitive, puna mund të bëhet me kanalet serioze që të përshpejtohet ky proces. Shqipëria mund të jetë sponsorizuesi i kësaj çështjeje, për shkak se edhe gjeografikisht e ka këtë mundësi, por edhe për shumë arsye të tjera. Si faktor stabiliteti në rajon, Shqipëria ka dhënë prova tani në përkrahje të çështjeve që është e interesuar NATO, si rasti i Afganistanit, me refugjatët tani, me rastin e Ukrainës, me rreshtimin e drejtë. Pra ka krijuar mjaft përparësi të cilat e ndihmojnë Shqipërinë të ketë një fokusim të madh për Kosovën në NATO”, tha tutje kreu i AAK-së.

“Kosova ka bërë një rreshtim të drejtë edhe në çështjen e të shpërngulurve nga Afganistani, por edhe të luftës në Ukrainë ne jemi të rreshtuar qartë dënojmë luftën. Atje po ndodhin krime lufte,. Mendojmë se kriminelët duhet të sillen para drejtësisë. Por ne kemi qenë të gatshëm gjithmonë që të vazhdojmë paqen dhe sigurinë me aleatët tanë, duke dislokuar ushtrinë tonë në vende të niveleve të dyta në bashkëpunim me forcat amerikane”, shtoi ai.

Lajmet Haradinaj për takimin me Ramën: E kemi lënë pas të shkuarën >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!