Kaq e pati lidhja, Don Xhoni ndahet nga modelja ruse

Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana Lirey, i kanë dhënë fund lidhjes.

Kjo u kuptua nga veprimet e tyre në rrjetet sociale.

Ata kanë fshirë nga llogaritë e tyre në Instagram fotografinë e përbashkët që e kishin realizuar në Dubai, teksa nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.

“Ishte një histori e bukur, mirupafshim”, ka shkruar modelja në InstaStory, teksa ka bashkangjitur edhe një emoji të zemrës së thyer.

Ajo ka vazhduar me një shkrim tjetër: “Përkushtimi që ta dhashë nuk ipet as nga qentë më besnik. Tash, mund të ndihesh krenar me veten”.

Ndërsa, Don Xhoni deri tani nuk ka bërë ndonjë shkrim në rrjetet sociale lidhur me përfundimin e romancës së tyre./21Media

Lajmet Kaq e pati lidhja, Don Xhoni ndahet nga modelja ruse >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!