Modelja ruse ia kthen përgjigjen Don Xhonit: Do të të bie maska e djalit të mirë

Rep artisti Don Xhon dhe modelja ruse Ariana Lirey I kanë ndarë rrugët pas ca muajsh lidhje.

Ndarjen e konfirmuan të dy përmes disa postimeve në Instagram.

“Koha nuk do të harrohet, por gjithçka ka fund. Uroj të jesh e lumtur. E di që nuk je person I keq, mos vepro si e tillë. Mos bëj drama dhe mos luaj viktimën. Ka mbaruar, pajtohu”, kishte shkruar Don Xhoni.

Këtë mesazh indirekt si duket e ka pranuar Ariana, e cila ia ka kthyer menjëherë përgjigjen

“Faleminderit për postimi prekës, por ne të dy e dimë pse e ke shkruar atë. Je mësuar me adhurimin e të gjithëve, ndaj qëndro me të. Ti bën muzikë të mirë, por do të bie maska e djalit të mirë. Faleminderit për gjithçka dhe lamtumirë”, ka shkruar Ariana në Instagram./21Media

Lajmet Modelja ruse ia kthen përgjigjen Don Xhonit: Do të të bie maska e djalit të mirë >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!