FIFA sqaron situatën që takimet të zhvillohen 100 minuta

FIFA lëshoi ​​një deklaratë duke këmbëngulur se “nuk do të ketë ndryshime në rregullat në lidhje me kohëzgjatjen e ndeshjeve të futbollit” për Kupën e Botës 2022, pas raportimeve që Gianni Infantino po mendon për ndryshim të kohëzgjatjeve të takimeve.

Lajmi doli kur Infantino vizitoi Firencen këtë javë, ku presidenti i FIFA-s kishte folur pozitivisht për idenë e zgjatjes së ndeshjes edhe për 10 minuta tjerë.

Sugjerimi që kjo mund të prezantohet për Kupën e Botës 2022 në Katar ngjalli polemika, por FIFA tani ka lëshuar një deklaratë zyrtare.

“Pas disa raporteve dhe thashethemeve të përhapura sot, FIFA dëshiron të sqarojë se nuk do të ketë ndryshime në rregullat në lidhje me kohëzgjatjen e ndeshjeve të futbollit për Kupën e Botës FIFA 2022, Katar apo ndonjë kompeticion tjetër”, thuhet në njoftim.

Rregulli që më shumë pengonte të gjithë ishte zgjatja e ndeshjes për 100 minuta.

Kjo do të ishte e vështirë edhe për programet televizive globale, si dhe për skuadrat e përfshira në lojë. /Rahoveci info/

Lajmet FIFA sqaron situatën që takimet të zhvillohen 100 minuta >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!