Kastrati: Benzemas mund t’ia kalojnë vetëm Osmani dhe Kurti me autogola në politkën e jashtme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ardian Kastrati, ka thënë se sulmuesit të Real Madridit Karim Benzema, mund t’ia kalojnë vetëm presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Veçse Kastrati tha se ata mund ta bëjnë këtë duke dhënë autogola.

“Miq,

unë nuk jam për Real Madrid ama ky është  SUPER BENZEMA. ….i dha dy supergola për dy minuta…. FENOMENAL….këtij veç Vjosa e Bini munden me ja kalu me super autogola në politikë të jashtme..🙂.. kur është futbolli i bukur na jep super emocion miq”.

Mbrëmë Real Madrid e fitoi ndeshje e parë të çerekfinales në “Stamford Bride”, duke e mposhtur Chelsean me rezultat 1:3.

Në këtë takim hat-trick realizoi sulmuesi francez Karim Benzema.

Lajmet Kastrati: Benzemas mund t’ia kalojnë vetëm Osmani dhe Kurti me autogola në politkën e jashtme >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!