Lajçak takon Escobarin për darkë pune: Kishim shumë për të diskutuar me njëri-tjetrin

I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar ditën e sotme.

Lajçak ka bërë të ditur se kjo darkë pune u bë në kuadër të Forumit Ekonomik Delphi, që po mbahet në Greqi, teksa thotë se kishte shumë për të diskutuar me Escobarin, njofton Klankosova.tv.

“Nisi Forumi Delphi me një darkë pune me DAS Escobar sonte. Kishte shumë për të diskutuar dhe për të informuar njëri-tjetrin”, ka shkruar Lajçak.

Kujtojmë se edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Greqisë për të marrë pjesë në këtë Forum, ku gjatë të tij atje, ai do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm.

Lajmet Lajçak takon Escobarin për darkë pune: Kishim shumë për të diskutuar me njëri-tjetrin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!