Mbahet takimi i shtatë për targat, Lajçak: Është përgjegjësi e të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje

Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen për targat janë takuar, këtë të enjte, për herë të shtatë në Bruksel.
Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, thotë se me afrimin e afatit, është urgjente të arrihet një kompromis për të përmirësuar lirinë e lëvizjes në rajon , njofton Klankosova.tv.
Mes tjerash, Lajçak, vlerëson se është përgjegjësi e të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje.
“Ekspertët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel për takimin e 7-të të GP-së për targa. Me afrimin e afatit, është urgjente të arrihet një kompromis për të përmirësuar lirinë e lëvizjes në rajon. Është përgjegjësi e të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje” ka shkruar Lajçak në Twitter.
Experts of Kosovo and Serbia met in Brussels today for the 7th meeting of the WG on Licence Plates. With the deadline approaching, it’s urgent to reach a compromise to improve the freedom of movement in the region. It’s the responsibility of both parties to agree on a solution.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 7, 2022
Lajmet Mbahet takimi i shtatë për targat, Lajçak: Është përgjegjësi e të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje >> Rahoveci.info.