Mot me diell dhe vranësira për dy ditët e ardhshme

Në Kosovë, gjatë dy ditëve të ardhshme, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës bën të ditur se vranësirat më të theksuara parashihen në relievin malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s”.

“Situata biometeorologjike dhe ajo agrometeorologjike paraqitet e mirë, pasi që është vërejtur  një aktivitet pothuaj dinamik i elementeve dhe dukurive meteorologjike në troposferë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet Mot me diell dhe vranësira për dy ditët e ardhshme >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!