NATO po diskuton mbështetjen për ‘ukrainasit e guximshëm’

Diskutimet midis ministrave të Jashtëm të NATO-s janë duke u zhvilluar në Bruksel.

Në hapje të sesionit të këtyre bisedimeve, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se bisedimet do të fokusohen në mbështetjen për “ukrainasit e guximshëm që po e mbrojnë vendin e tyre” dhe “mbështetje të mëtutjeshme për partnerët e tjerë që janë në rrezik nga agresioni rus”.

Ai tha se pushtimi rus, i nisur gjashtë javë më parë, ka “ndryshuar thellësisht mjedisin e sigurisë në Evropë” dhe se në takim do të diskutojnë gjithashtu “përshtatjen afatgjatë”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, është gjithashtu pjesë e mbledhjes së NATO-s ku tha se do ta diskutojë agjendën e tij që ka veç tri pika “armë, armë, armë”.

Lajmet NATO po diskuton mbështetjen për ‘ukrainasit e guximshëm’ >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!